RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon takimi në Bruksel mes Bislimit dhe Petkoviqit

perfundon-takimi-ne-bruksel-mes-bislimit-dhe-petkoviqit

Ka përfunduar në Bruksel takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë më nivele negociatorësh.

Siç raportohet nga Brukseli nga korrespondentja e televizionit publik, Gjeraqina Tuhina, nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret.

Bislimi ka deklaruar se në agjendë kanë qenë disa tema që lidhen kryesisht me dokumentet që Lajçak ka sjellë në Prishtinë e Beograd.

Lajçak sipas Bislimit ka sjellë edhe metodologjinë se si duhet të zbatohet deklarata për të pagjeturit.

Edhe për temën e Asociacionit është diskutuar në këtë takim, ku sipas raportimeve nga Brukseli “Lajçak ka sjellë një ide të re rreth implementimit të Asociacionit, por që pala e Kosovës nuk ka pasur kohë për ta shqyrtuar atë propozim”.

Mirëpo sipas Bislimit, Petkoviq insiston që të zbatohet modeli i Asociacionit sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 dhe nuk dëshiron të lëvizet nga ato korniza.

Sipas këtyre raportimeve që u referohen deklaratave të Bislimit, Lajçaku ka thënë se ka pasur një keqkuptim në lidhje me atë që është raportuar se “BE e konsideron pikënisje të mirë draftin për Asociacionin të propozuar nga Ekipi Menaxhues” dhe se sipas Lajçakut “pikënisje e mirë” është konsideruar fillimi i diskutimeve për Asociacionin.

Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.

Në atë takim, liderët politikë u pajtuan për deklaratën e përbashkët për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë dhe aty u prezantua nga Ekipi Menaxhues drafti i parë i statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajçak takimin e së hënës e përgatiti përmes vizitave javën e kaluar në Kosovë dhe Serbi.

Related posts

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja të krimeve të rënda

admin

Franca kryen operacion të madh kundër spiunazhit kibernetik

admin

Mbi 160 mijë votues më shumë në zgjedhjet e ardhshme se më 2021

rezart morina