RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përgjimet trondisin Bullgarinë, Petkov drejt dështimit për formimin e qeverisë së re

pergjimet-trondisin-bullgarine,-petkov-drejt-deshtimit-per-formimin-e-qeverise-se-re

Një audio përgjim i fshehtë i takimit të zyrtarëve të partisë “Vazhdojmë me ndryshimet” të ish kryeministrit bullgar Kirill Petkov, i publikuar së fundmi, ka ndërlikuar procesin e formimit të qeverisë së koalicionit. Në përgjim tregohet se si do të shpërndahen funksionet apo postet publike.

Menjëherë pas përgjimeve Petkov akuzoi se nëntoka dhe ndikimi rus po minojnë formimin e qeverisë. Megjithatë Bojko Borisovi vendosi t’i ngrijë negociatat me Petkovin për koalicion të mundshëm. Kryeministri aktual teknik Galab Donev bëri thirrje për seriozitet, pasi po afrohen ditët e fundit për miratimin e buxhetit të shtetit.

“Është e nevojshme të dalim nga kjo epokë e akullnajave, sepse po kalojmë vazhdimisht nga skandali në skandal dhe zgjidhjet për qytetarët bullgarë mbeten në një nivel për të cilin janë përgjegjës vetëm politikanët”, tha kryeministri Teknik Galab Donev.

Javën e kaluar partitë e Petkovit dhe Borisovit ranë dakord për formimin e një qeverie me kryeministra me rotacion, pra në nëntë muajt e parë propozimi i “Vazhdojmë me ndryshimin” do të jetë kryeministër dhe në nëntë muajt e ardhshëm, kryeministri do të propozohet nga GERB.

Nëse edhe kjo përpjekje për të bërë koalicion dështon, po bëhen më të forta dyshimet se bullgarët do të votojnë në zgjedhjet parlamentare për të gjashtën herë në vjeshtë, pas dy vitesh. /tch

Related posts

Arrihet marrëveshja e përkohshme? Izrael dhe Hezbollahi dakordësohen për armëpushim 21 ditor! Zyrtari amerikan: Do të shtrihet përgjatë vijës blu! Gjatë kësaj periudhe…

admin

Policët dhurojnë gjak

rezart morina

UNDP-ja: Rritet besimi i qytetarëve të Kosovës në institucionet kyçe

admin