RTV AHIRETI
ArtikujKosovëLajme

Përkthyesi i Kur’anit – Dr. Feti Mehdiu viziton shkollën e mësimit të Kuranit në Prishtinë

perkthyesi-i-kur’anit-–-dr.-feti-mehdiu-viziton-shkollen-e-mesimit-te-kuranit-ne-prishtine

Në Akademinë “Hifdh Kids” këtë radhë mysafir special ishte Përkthyesi i Kur’anit në gjuhën shqipe – Dr. Feti Mehdiu.
Nxënësit në këtë takim, patën mundësi të dëgjonin këshilla, mesazhe e mësime të arta jetësore.
Ata ishin shumë kuriozë të merrnin njohuri shtesë rreth përkthimit të Kur’anit dhe njohurive më të gjera rreth tij, të cilave kuriozitete iu dha përgjigje Dr. Feti Mehdiu.
Ndër tjerash, prej mesazheve më madhore ishte rikujtimi i ajetit:
لَو أَنزَلنا هذَا القُرآنَ عَلى جَبَلٍ لَرَأَيتَهُ خاشِعًا مُتَصَدِّعًا مِن خَشيَةِ اللَّهِ وَتِلكَ الأَمثالُ نَضرِبُها لِلنّاسِ لَعَلَّهُم يَتَفَكَّرونَ [Ḥashr, 21]
“Sikur këtë Kur’an t’ia kishim zbritur ndonjë mali do ta kishe parë si përulet dhe si coptohet nga frika e All-llahut. Ata janë shembuj që ua sjellim njerëzve, ndoshta mendojnë!”
Ajet ky rrënqethës që ia bën me dije njeriut vlerën, rëndësinë dhe përgjegjësinë. Se Allahu ia zbriti Kur’anin pikërisht njeriut.
Andaj Dr. Mehdiu përgëzoi të gjithë ata që këtë rrugëtim të artë e të gjatë me Kur’anin kanë zgjedhur dhe i uroi që t’ia dalin deri në fund.

Related posts

Bashkimi Evropian kërcënon Kosovën

rezart morina

Bombardimet ruse godasin një zonë të banuar pranë centralit bërthamor

admin

Një 35-vjeçar vdes në aksidentin e rëndë në Çagllavicë

admin