Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka shpalosur të dhëna të reja për operacionin e djeshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e cilësoi si operacioni më i suksesshëm që nga paslufta.
Hoxha ka shtuar se policia u sulmuan me armë të zjarrit dhe mjete shpërthyerës
“Pas sulmit ku mbeti i vrarë një polic në koordimin me EULEX-in dhe KFOR-in kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme. Në një kohë të shkurtër kemi bërë lokalizimin e personave të dyshuar të cilit ishin të vendosur përreth manastirit të Banjskës, që ishin të armatosur me armë të gjata përfshirë edhe raketahedhës”, ka thënë Hoxha.
Ai ka shtuar se në pamjet e siguruara nga Policia e Kosovës shiheshin edhe automjete të ndryshme që po përdoreshin nga sulmuesit dhe një autoblindë.
“Janë vërejtur dhe persona civil që kanë tentuar të lëshojnë hapësirën e manastirit të Banjskës, por që të cilët nuk u lejuan nga personat e armatosur që gjendeshin në hyrje të manastirit duke ngritur dyshimin se ata mund të përdorën si pengje nga personat e armatosur. Policia në mënyrë të vazhdueshme u ka bërë thirrje të dyshuarve të dorëzohen, por të njëjtit në vazhdimësi kanë shtënë me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm në drejtim të ekipeve të policisë”, tha drejtori i PK-së.
Ai shtoi se Policia pastaj në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in kanë folluar një operacion por duke mos rrezikuar jetën e pelegrinëve që gjendeshin brenda manastirit.
“Njësitet e policisë të gjendura nën breshëri të armëve kanë qenë të detyruar që ti përgjigjen sulmit me armë dhe të shtëna. Me qëllim të evitimit të rrezikut, njësitë e policisë kanë përdorur edhe gaz lotsjellës. Gjatë operacionit ekipet e policisë kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar që ishin të armatosur. Njëri ka qenë i plagosur…”, tha ai.
Hoxha tutje shtoi se ekipet hetimore kanë filluar ekzaminimin e vendit të ngjarjes ku janë gjetur trupat e tre personave të vrarë që janë në proces të identifikimit.