Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë prerë shiritin për përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Kurti pas përurimit të objektit të ri, ka thënë se kjo gjykatë do të jetë shtyllë e rëndësishme e drejtësisë, jo vetëm në këtë qytet, por në tërë Kosovën.
Kurti ka thënë se Gjykata ka kushte të mira pune e pajisje moderne, ku secili nga 18 gjyqtarët ka zyrën e vet.
Tutje, ai ka treguar se për këtë objekt janë investuar rreth dy milionë euro dhe se ndërtimi i tij ka filluar në 2015.
The post Përurohet objekti i ri i Gjykatës në Gjakovë, Kurti: Shtyllë e rëndësishme e drejtësisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.