RTV AHIRETI
Lajme

Përurohet xhamia e 100-të në Prizren

perurohet-xhamia-e-100-te-ne-prizren

Tash e një kohë të gjatë kryeqyteti historik i Kosovës (Prizreni) karakterizohet me numrin e madh të xhamive.
Edhe pse dikuj po i pengon ky ritëm, qytetarët prizrenas e dinë se një gjë e tillë është më se e nevojshme për të përmbushur kërkesat e qytetarëve.

Por a dini sa xhami ka në Prizren ?
Në Prizren sot më 12.06.2023 (datë kjo që koiçidon edhe me Ditën e Çlirimit të Prizrenit) në një manifestim modest në fshatin Planejë u përura ‘Xhamia e Planejës’ e në të cilën mori pjesë edhe Myftiu Naim ef. Tërnava i cili bëri edhe (ri) hapjen e xhamisë e kështu Prizreni u bë me gjithësej 100 Xhami.

Historik i shkurtër i Xhamisë –
Banorët e ndërtuan në vitin 1785 dhe xhamia i shërbeu qëllimit parësor, ibadetit ndaj Zotit të Madhërishëm dhe edukimit të brezave me terbije fetare.
Sheh Tahiri i parë (1796-1882) e nisi, kurse Sheh Tahiri i dytë (1900-1974) kontriboi shumë në këtë anë të Hasit të Prizrenit dhe xhaminë e mbajti aktive deri në fund të jetës.
Fatkeqësisht, pas vdekjes së tij kjo xhami pati një fat tragjik, njëherë u mbyll, pastaj u tjetërsua në dyqan, e krejt në fund e përjetoi rrënimin gjatë luftës në vitin 1999.
Për më shumë se dy dekada pas luftës mbeti gërmadhë.
Por ç’e do, falë bamirësave, më datë 29 qershor 2022 filloi rindërtimi i saj në të njëjtin vend dhe u finalizua më 12.06.2023/ RtvPendimi

Related posts

Rreth 27 njerëz të strehuar në një shkollë në Gaza, vriten nga një sulm ajror izraelit

admin

Ishte i vetmi kandidat, McAllister rizgjidhet në krye të Komisionit për Politikë të Jashtme të PE-së

admin

Kryeministri grek kërkon nga Evropa zgjidhje për rritjen e nivelit të ujit të detit

RTI