RTV AHIRETI
Shëndetësi

Përveç zemrës dhe mushkërive, pirja e duhanit mund të dëmtojë edhe sytë

pervec-zemres-dhe-mushkerive,-pirja-e-duhanit-mund-te-demtoje-edhe-syte

Përveç zemrës dhe mushkërive, pirja e më shumë se 20 cigare në ditë mund të dëmtojë edhe sytë, sipas zbulimit të universitetit Rutgers.

Në këtë studim janë përfshirë 71 persona të shëndetshëm, tetë nga të cilët kanë pirë më pak se 15 cigare në ditë, dhe 63 persona që pinin më shumë se 20 cigare në ditë.

Pjesëmarrësit ishin midis moshave 25 dhe 45 vjeç.

Studiuesit kanë shqyrtuar mënyrën dhe nivelet e kontrasteve (dallime delikate në mbrojtjen nga drita) dhe ngjyrave nga një monitor CRT.

Rezultatet treguan ndryshime të rëndësishme tek duhanpirësit në lidhje me shikimin e ngjyrave të kuqe dhe gjelbër dhe ngjyrave blu dhe të verdha, i cili sugjeron se konsumimi i substancave kimike, të tilla si ato të përfshira në cigare, mund të shkaktojë një humbje të përgjithshme të vizionit të ngjyrave.

Studimi tregon se duhanpirësit e rëndomtë kanë një aftësi më të reduktuar për të dalluar kontrastet dhe ngjyrat se sa joduhanpirësit.

Edhe pse kërkimi nuk jep një shpjegim fiziologjik për rezultatet, ekipi i shkencëtarëve thekson se nikotina dhe tymi dëmtojnë sistemin e enëve të gjakut si dhe retinën e syve.

Related posts

Më shumë fëmijë në spitale/ Epidemia e gripit po tërhiqet, por tek vogëlushët po shkakton komplikacione

rezart morina

​Në të ardhmen, një injeksion do të zëvendësojë pilulat që merrni çdo ditë

admin

Specializimet në mjekësi/ Kërkohet më shumë dermatologjia, bien kërkesat për kirurgji

rezart morina