Fluksi i madh i qytetarëve për të shkuar nga Kosova po shkakton pritje të gjatë në disa prej pikave kufitare.
Mëngjesin e së shtunës, në pikën në Merdar kolona e automjeteve është 2500 metra në dalje me deri në pesë orë pritje.
Më shkurt është pritja te Dheu i Bardhë, Muçibabë dhe Mutivodë.
Te Dheu i Bardhë qytetarët po presin deri në gati dy orë në 800 metra kolonë. Në Muçibabë mbi dy orë dhe në Mutivodë një orë.
Me përfundimin e pushimeve verore, këto pika kufitare zakonisht raportojnë për pritje të gjata e kolona për të dalë nga Kosova.