RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

pese-raste-te-dhunes-ne-familje-brenda-24-oreve-ne-kosove

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Ferizaj dhe në Pejë.

Rastet e raportuara në Polici:

Prishtinë 25.08.2024-17:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se gjersa ishte tek hyrja e QKUK-së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 23.08.2024 – NN. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër shtetas shqiptar -bashkëshort pasi që, pas një mosmarrëveshje kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht njëri tjetri. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë 25.08.2024-11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat kosovar/e nënën e tij dhe vëllain e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 25.08.2024-16:15.Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet e hetuesisë nga i dyshuari kanë konfiskuar një revole të llojit TT me 6 fishek të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë 25.08.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij viktimave kosovar/e. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Related posts

SHBA: Grupi Wagner ka pranuar armë nga Koreja e Veriut

admin

Izraeli heq vizat për kosovarët

admin

Çavuşoğlu: Turqia i ofroi Armenisë të ishte nikoqir i raundit të parë të bisedimeve të normalizimit

admin