RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pesë raste të dhunës në familje raportohen brenda një dite në Polici

pese-raste-te-dhunes-ne-familje-raportohen-brenda-nje-dite-ne-polici

Janë raportuar pesë raste të dhunës në polici brenda 24 orëve.

Në raport është bërë e ditur se rastet kanë ndodhur, në Prishtinë, Junik, Deçan e Gjakovë.

Në Prishtinë, është arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar një person tjetër.

“Prishtinë / 29.09.2024 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.

E në Junik, një person dyshohet se ka rrahur një grua, teksa i dyshuari është arrestuar.

“Junik / 29.09.2024 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.

Kurse në Deçan, një person ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas, ku në shtëpinë e të dyshuarit Policia e Kosovës ka sekestuar një armë dhe është arrestuar.

“Deçan / 29.09.2024 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.

Ndërsa në Gjakovë, kanë ndodhur dy raste të dhunës.

Në njërin rast, një grua, shtetase e Maqedonisë ka raportuar se është sulmuar nga një person, i cili tashmë është arrestuar, teksa viktimat janë dërguar në shtëpinë e sigurtë.

“Gjakovë / 29.09.2024 – 21:00. Është raportuar se viktima femër shtetase e Maqedonisë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima së bashku me vajzën e saj janë dërguar në shtëpinë e sigurtë.” – thuhet në raport.

Në rastin tjetër, një grua ka raportuar në polici se ka pasur dhunë psikike nga dy të dyshuar në familje.

“Gjakovë / 29.09.2024 – 18:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psikike nga dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovare të cilët janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në raport.

Related posts

Policia ndalon dy persona në veri, për pengim në kryerje të detyrës

rezart morina

Kryeministri izraelit urdhëron ushtrinë të përgatisë plan për ofensivë tokësore në Rafah

admin

Sulmi me 10 viktima në Kanada, shkon në 18 numri i të plagosurve, dy autorët ende të lirë

admin