Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mesditës e së dielës në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë -Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, tha ajo për teve1.info.
Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.