Drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është lejuar hyrja në Kosovë për të marrë pjesë në liturgji të festës së Pashkëve ortodokse.
Por, Petkoviqi megjithatë ka vazhduar sulmet ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai në rrjete sociale ka shpërndarë urimin që ka bërë Kurti për Pashkët ortodokse. Kurti në urimin kishte thënë se do të vazhdojë të kujdeset për besimtarët ortodoksë, duke u garantuar liritë themelore të besimit dhe sigurinë e përgjithshme.
Petkoviqit nuk i pëlqeu kjo.
“Vetëm t’i Albin Kurti mos u shqetëso për serbët. Kur t’i ‘kujdesesh’ kemi dyfishë më tepër sulme etnike, katër serbë, përfshirë fëmijë, u qëlluan, kishat tona dhe varret u përdhosën dhe serbët arrestohen pa prova. Serbët e kanë presidentin e tyre, Vuçiqin, i cili kujdeset për ta dhe i ndihmon!” – ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ndaj tij ka reaguar ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj.
“Ministria e Jashtme e Kosovës nuk është dashur t’ia lejojë këtij njeriu hyrjen në Republikën e Kosovës. Duke vepruar në një kapacitet zyrtar, ai vazhdon të sulmojë me shpejtësi institucionet e Kosovësë, të përhapë urrejtje etnike dhe të minojë përpjekjet për t’u integruar serbët e Kosovës. E të gjitha këto i bën derisa është në tokën e Kosovë!” ka shkruar Haradinaj në Twitter.