RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pica më e shtrenjtë në botë kushton mbi dhjetë mijë euro

pica-me-e-shtrenjte-ne-bote-kushton-mbi-dhjete-mije-euro

Pica më e shtrenjtë në botë kushton më shumë se dhjetë mijë euro dhe prodhohet në Itali.

Domethënë, pica quhet “Lous XIII”, dhe recetën e ka “dizenjuar” shefi i kuzhinës Renato Viola. Mund të porositet nga të ftuar të përzgjedhur në qytetin bregdetar të Salerno.

Diametri i picës është 20 centimetra dhe është bërë nga përbërës të veçantë. Brumi është bërë nga mielli organik Arabica dhe i spërkatur me kripë rozë të lumit Murray. Për të përgatitur këtë picë duhen edhe 72 orë, raporton skytg.

Picës i shtohen tre lloje havjarësh: Oscietra Royal Prestige, Kaspia Oscietra Royal Classic nga bregdeti iranian, Kaspia Beluga dhe shtatë lloje djathi. Sigurisht, ka përbërës shtesë.

“Përbërësit më të shtrenjtë janë karavidhetë që janë të veshur me konjak Louis XIII, i cili përndryshe është i vështirë të gjendet në treg”, tha Violta.

Me “Louis XIII” shërbehet shampanjë Krug Clos du Mesnil dhe rakia Carta Real Sanches Romate Finos.

Related posts

Pse disa ushqime rekomandohet të konsumohen të papërpunuara

rezart morina

Fruti i rrallë i pranverës, përfitimet shëndetësore të Nespullave

RTI

Pirja e duhanit një ndër shkaktarët e sëmundjeve mendore

rezart morina