Negociatat e fundit lidhur me pagat midis sindikatës dhe menaxhmentit përfunduan pa rezultate
Pilotët e kompanisë ajrore gjermane Lufthansa do të hyjnë në grevë 24-orëshe të premten për shkak të mosmarrëveshjes së vazhdueshme për pagat me kompaninë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sindikata e pilotëve Vereinigung Cockpit (VC) deklaroi të enjten se bisedimet e fundit me menaxhmentin nuk kanë rezultuar me ndonjë përparim.
“Lufthansa duhet të paraqesë një ofertë shumë më të mirë”, tha negociatori Marcel Groels në një deklaratë, duke shtuar se qëndrimet e menaxhmentit dhe sindikatës ishin “shumë larg” në këtë pikë.
Sipas tij, Komisioni i Marrëdhënieve Kolektive kërkon rritje pagash dhe rritje të mëtejshme në përputhje me inflacionin dhe strukturat konkurruese të pagave në nivel ndërkombëtar në të gjitha grupet e profesioneve.
Greva e së premtes do të fillojë në orën 00:01 pas mesnate me orën lokale dhe do të përfundojë në orën 23:59 sipas sindikatës. Greva do të ndikojë si në fluturimet e pasagjerëve ashtu edhe ato të mallrave. /aa