Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri, pasditen e së shtunës në Laqiq të Kamenicës.
Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit nga një person për motive ende të panjohura.
Ndërkohë, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia thotë se lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.
“Viktima mashkull kosovarka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është plagosur me armë zjarri, nga i dyshuari kosovar për motive të panjohura. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.