RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plan për atentat ndaj Albin Kurtit? Reagon Ministria e Brendshme e RMV-së

plan-per-atentat-ndaj-albin-kurtit?-reagon-ministria-e-brendshme-e-rmv-se

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së maqedonase, shkruan Euronews.

Në lidhje me tentim atentatin ndaj tij, Kurti tha se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd.

“Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha Kurti.

Related posts

urmacz: Agjencitë e lajmeve ushqejnë gjithë ekosistemin mediatik, përgjegjëse për cilësinë e informacionit

admin

Ndërpriten sërish shërbimet e komunikimit dhe internetit në Gaza për shkak të sulmeve izraelite

rezart morina

SHBA, një grup kongresistësh paraqesin projektligj që ujgurëve t’u jepet statusi i refugjatit

rezart morina