RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia bastisi pronën e Faruk Mujkës dhe këshilltarit të ministrit Peci

policia-bastisi-pronen-e-faruk-mujkes-dhe-keshilltarit-te-ministrit-peci

Dy lokacione në Prishtinë janë bastisur të premten, pronë e dy të dyshuarve me inicialet F.M. dhe H.M.

Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës gjatë bastisjes në njërin lokacion, ka gjetur dhe sekuestruar shumën e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë euro.

Bëhet fjalë për Faruk Mujkën, kryeshef i “Ibër Lepencit” dhe Hysen Muzilukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë. Muzilukaj në kohën kur dyshohet për korrupsion ka qenë drejtor në Kadastër dhe Gjeodezi në Mitrovicë.

Prokuroria Speciale njoftoi se ekziston dyshimi se Mujka dhe Muzilukaj, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

Prokuroria Speciale në maj të vitit 2022 kishte pranuar informacione lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut.

“Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave. Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’”, njoftoi PSRK.

Related posts

Për 10 vjet, Shqipëria ka 400 mijë banorë më pak

RTI

FSK e gatshme të ndihmojë Marok​un

rezart morina

Largohet një kamion-barrikadë në Zveçan, situata është qetë, por nën tension

admin