RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia dënon me 200 euro shoferin që voziti veturën me skadim të regjistruar dhe ia sekuestron mjetin përkohësisht

policia-denon-me-200-euro-shoferin-qe-voziti-veturen-me-skadim-te-regjistruar-dhe-ia-sekuestron-mjetin-perkohesisht

Policia e Kosovës ka hasur në qytetin e Klinës një shofer duke vozitur veturën me afat të skaduar të regjistrimit.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se ndaj shoferit është shqiptuar dënimi 200 euro dhe ka sekuestruar veturën përkohësisht, transmeton Telegrafi.

“Stacioni Policor nё Klinё, vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 25.05.2024, gjatё patrullimeve rutinore kanё hasur kundёrvajtёsin i cili drejtonte automjetin me afat tё skaduar tё regjistrimit. Pёr kundёrvajtёsin ёshtё shqiptuar fletgjoba: 200 euro dhe sekuestrimi i përkohshëm i automjetit”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatë thuhet se policia do të vazhdojë me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.

“Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik”.

Related posts

Po shuante zjarret, rrëzohet helikopteri në Portugali! 5 persona humbin jetën, shpëton piloti

admin

Sbqipëri, aksident në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, tetë të vdekur

RTI

Niveli i detit po rritet me shpejtësi, NASA: 10 centimetra që nga viti 1993, çfarë ndodhi vitin e fundit

admin