RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia gjermane i merr forcërisht djalin e vogël familjes muslimane – VIDEO

policia-gjermane-i-merr-forcerisht-djalin-e-vogel-familjes-muslimane-–-video

Një video e rëndë e përhapur gjerësisht në rrjetet sociale gjermane tregonte sesi autoritetet atje hyjnë në një shtëpi në qytetin e Bremerhaven, dhe marrin me forcë një fëmijë të tmerruar nga familja e tij, teksa prindërit i luten policëve të mos e bëjnë.

Mediat shkruanin se rasti ka shkaktuar kritika të ashpra ndaj autoriteteve për rrëmbimin e fëmijës nga familja emigrante me veshje tipike arabe, shkruan rrjeti TRT.

Në video, policia dhe agjencitë e mbrojtjes së fëmijëve hyjnë në shtëpi dhe marrin forcërisht fëmijën nga familja, teksa djali i tmerruar qan për ndihmë dhe përpiqet t’i rezistojë oficerëve.

Familjarët dëgjohen që ulerasin duke u thënë oficerëve se djali ka probleme shëndetësore dhe se ata nuk duhet ta marrin prej tyre.

Por një nga policët thotë se gjykata ka vendosur kështu prandaj “agjencia e mbrojtjes së fëmijëve” po ekzekuton urdhrin.

Përdoruesit e mediave dënonin sjelljen arrogante të policisë dhe zyrtarëve të tjerë, që i akuzonin se rrëmbenin padrejtësisht fëmijët nga prindërit e tyre.

Disa media raportonin më herët se policia mori fëmijën nga familja muslimane pasi shkolla e tij kishte raportuar se “prindërit i mësonin atij se feja islame nuk pranon mësime transgjinore dhe LGBT.”

Policia e Bremerhaven konfirmoi se incidenti ka ndodhur kësaj jave por pretendonte se video ka pretendime “të rreme” për arsyet e zbatimit të masës.

”Video tregon vetëm një pjesë zbatimit të urdhrit për të marrë nën kujdes dy fëmijë,” thuhej sot në një deklaratë të policisë.

Qendra e kujdesit në Bremerhaven nuk i është përgjigjur kërkesave për komente. /tch

Related posts

Shtyrja e vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë, flasin nga presidenca

rezart morina

Lufta në Gaza, votohet sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së projekt-rezoluta që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm

admin

Rusia paralajmëron se Lindja e Mesme mund të jetë në prag të luftës

RTI