Mbi 1500 protestues të klimës janë arrestuar nga Policia e Holandës, pasi ata bllokuan një autostradë kryesore në Hagë, raporton BBC.
Gjatë protestës, së organizuar nga grupi “Extinction Rebellion”, aktiviztët ecën në autostradën A12 duke kërkuar t’i jepet fund subvencioneve të karburanteve fosil.
Policia përdori përdori ujë për të shpërndarë turmën, por shumica prej tyre ishin përgatitur me xhaketa kundër shiut dhe veshje noti.
Shumica e të arrestuarve u liruan, por Policia ka thënë se ndaj 40 prej tyre prokuroria ka nisur rast.
Në mesin e protestuesve ishin disa holandezë të njohur.
1579 persona u arrestuan në total. Shumica prej tyre u dërguan me autobus për në polici. /koha
De helden van @NLRebellion #A12Blokkade #ClimateJustice#StopFossieleSubsidies pic.twitter.com/SfIytepG0R
— Jos Poelman (@PoelmanJos) May 27, 2023