Në kuadër të Planit Operativ “Sezoni veror 2023” dhe me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka vazhduar këto ditë me masa te shtuara në kontrollin e trafikut me fokus për ngasësit e motoçikletave.
Njësitë policore në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, kanë vazhduar me masat e sigurisë në trafik dhe do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim ku në fokus do të jetë kontrolli i motoçikletave dhe marrja e masave ligjore për kundërvajtjet e shkaktuara nga ana e motoçiklistëve.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në qytetin e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë, janë ndaluar (11) motoçikleta për shkak të kundërvajtjeve të shkaktuara në trafik, ku ndaj (9) kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba për shkak të kundërvajtjeve: pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë mbrojtëse.
Ndërsa ndaj (2) kundërvajtësve të cilët nuk kanë poseduar dokumentacionin përkatës për prejardhjen e motoçikletave do të vazhdoj procedura doganore dhe procedurat tjera ligjore.
Masat e shtuara të kontrollit në trafik do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim andaj Policia në Mitrovicë bën thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor.