Përveç një personi që u arrestua pak më parë, tashmë Policia e Kosovës ka identifikuar edhe katër persona të tjerë të mitur që janë hasur duke vendosur disa pamflete, ndër to disa me figurë të terroristit serb që u vra në Banjskë të Zveçanit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se nga tre personat që janë intervistuar janë gjetur prova materiale që e mbështesin veprën “Nxitjes së urrejtjes”.
Elshsani njoftoi se njësitë policore janë duke punuar që të intervistohet edhe personi i pestë lidhur me këtë rast.
“Përpos personit të parë që është arrestuar, 3 të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Elshani.
Ndërkohë, aksionet janë realizuar në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok.
Gjatë aksionit, njësitë policore kanë konfiskuar rreth 15000 stikera.