Policia ka ndaluar një serb në Leposaviq pasi ka qenë i veshur me uniformë ku kishte vendosur emblema të Serbisë.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:50.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur – takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë”, theksohet në njoftim.
Policia bën të ditur se tashmë uniforma është konfiskuar.
“Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë