Policia e Kosovës ka identifikuar një depo në Leposaviq në të cilën ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse, raporton teve1.info
Sipas komunikatës së Policisë, në depo janë gjetur pije të ndryshme alkoolike, pije joalkoolike, vaj, sheqer, cigare e produkte tjera.
Produktet e gjetura janë sekuestruar derisa me rastin po merret Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
“Pas pranimit të kësaj informate lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprimet hetimore/operative me ç’rast pas dyshimit se është kryer vepra penale ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” është njoftuar edhe njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet si në vijim:
1 .-500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme ,birra).
2. -200 litra pije joalkoolike.
3. -450 litra vaj.
4. -500 kg sheqer.
5. -300 kg produkte konditorike.
6.- 10 boksa cigare pa banderola.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale: “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” Neni 312 i KPRK-së. Lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.