Prishtinë – Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka publikuar emrat me fotografi të gjashtë personave, të cilët janë në kërkim të drejtësisë.
Të pandehurit janë duke u kërkuar për krime lufte kundër popullsisë civile, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Personat e shpallur në kërkim janë:
AKSIĆ (Voimir) Ćedomir; data e lindjes; 10.05.1960
DENIC (Slobodan) Dragan; data e lindjes; 10.12.1967
JOVANOVIĆ (Milan) Stojan; data e lindjes; 14.10.1961
PAUNOVIĆ (Slavujko) Goroljub; data e lindjes; 07.05.1969
RAĆIĆ (Janko) Dejan; data e lindjes; 10.12.1974
RAJKOVIĆ (Ivica ) Ljubiša; data e lindjes; 07.12.1974
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët apo kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar të publikuar në këtë shpallje, të lajmërojë Policinë e Kosovës në telefon ose në stacionin më të afërt policor./BetimipërDrejtësi