Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa betoni tek ura e Bërnjakut në veri, krejt kjo me qëllim të parandalimit të kontrabandës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Sipas tij, kalimi për veturat e vogla është i mundur.
“Policia e Kosovës ka vendos pengesa të pjesërishme tek ura e Bërnjakut. Kjo për qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani.
The post Policia vendos pengesa betoni te ura në Bërnjak, për ta parandaluar kontrabandën first appeared on Radio Televizioni Iliria.