Politikani serb, Nikola Sandulloviq, e ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz.
Ai bëri homazhe tek varrezat e Jasharëve.
Sandulloviq tha se është politikani i vetëm serb, i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë.
“Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar ai në rrjetin social X.