RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Polonia kritikon shefen e BE-së për komentet e saj mbi fitoren e krahut të djathtë në zgjedhjet në Itali

polonia-kritikon-shefen-e-be-se-per-komentet-e-saj-mbi-fitoren-e-krahut-te-djathte-ne-zgjedhjet-ne-itali

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka akuzuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për arrogancë lidhur me komentet e saj të javës së kaluar për fitoren e pritshme të një blloku të krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare në Itali, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sa ndjenjë epërsie, arrogancë dhe përbuzje për rregullat demokratike… a duhet dikush të flasë për rezultatet e zgjedhjeve në një vend tjetër, të kryera nga një komb tjetër. ‘I gabuari fitoi! Ata kanë zgjedhur shumë keq! Ai vend dhe ajo qeveri duhet të kapen për fyti!’ “, shkroi presidenti Duda në llogarinë e tij në twitter.

Sipas agjencisë polale të shtypit, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, i quajti komentet e presidentes së Komisionit Evropian “skandaloze” dhe tha se nëse kundërshtarët politik të qeverisë polake nuk do të flasin për këtë çështje, ata do ta tregonin llojin e Evropës që duan. Ai më tej tha se ka një thirrje “jo vetëm për bashkatdhetarët tanë të dashur, por edhe për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE)”.

“Të dashur njerëz, a është ky lloji i Evropës që duam. A është kjo demokracia. A është ky synimi i ligjit. Eurokratët në Bruksel diktojnë se si duhet të jetë qeveria. Kush duhet të zgjedhë qeveritë… kombet evropian ose Brukseli dhe Berlini po konsultohen dhe diktojnë se si duhet të jetë qeveria. Ky nuk është shtet i së drejtës. Ky është diktat dhe mungesë e shtetit ligjor”, tha Morawiecki.

Kryeministri polak tha se në javët e ardhshme Varshava do të pyesë Komisionin Evropian nëse do të mbështesë anën e saj të kontratave. Ai po ashtu tha se përshëndeti valët tronditëse që qeveria e re e krahut të djathtë të Itali po dërgonte përmes BE-së, duke e përshkruar qeverinë e re të mundshme të Italisë si “në kërkim të vlerave të vërteta të Evropës”.

Më tej, ai tha se “vlerat e duhura janë demokracia, sovraniteti dhe qeveritë kombëtare dhe jo burokratët nga Brukseli që do të diktojnë, shantazhojnë, trembin apo ushtrojnë presion mbi të tjerët”.

“Nëse konkurrentët tanë politik nuk flasin hapur për këtë çështje, do të jetë testamenti më i mirë për llojin e Evropës që ata duan”, shtoi Morawiecki.

Në zgjedhjet parlamentare të dielën në Itali, një bllok i krahut të djathtë fitoi 43 për qind të votave, me partinë politike ‘Vëllezërit e Italisë’ të Giorgia Meloni-t që grumbulluan mbi 26 për qind të votave. Blloku i qendrës së majtë grumbulloi 21-22 për qind. Si rezultat, Meloni duket se do të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë.

Duke folur të enjten në një konferencë në Universitetin Princeton në SHBA, von der Leyen për zgjedhjet në Itali tha se, “Nëse gjërat shkojnë në një drejtim të vështirë, unë kam folur për Hungarinë dhe Poloninë, ne kemi mjete”, me këtë duke iu referuar dukshëm bllokimit të fondeve nga Brukseli për Poloninë dhe Hungarinë për mosmarrëveshjet e sundimit të ligjit. /aa

Related posts

Tri objekte që Serbia po ndërton në veri të Kosovës, “pa leje”

admin

UNESCO: 244 milionë fëmijë në mbarë botën nuk shkojnë në shkollë

admin

Hetime për trafikim me njerëz, ish-kikboksieri Andrew Tate arrestohet në Rumani

admin