Nga dietat specifike tek zakonet e gjumit, shumë faktorë përmenden nga specialistët që mund të ndikojnë në shëndetin dhe pamjen e lëkurës, sidomos gjatë stinës së nxehtë.
Një prej disa faktorëve, vitet e fundit është edhe telefoni.
Duket e habitshme, por është e vërtetë. Mbajtja shpesh e telefonit në duar, në vesh, sipas dermatologëve të certifikuar, ndikon drejtpëdrejt në kriminin e poreve, ndaj duhet të tregoni kujdes maksimal.
Mbajta e telefonit në faqe mund të shkaktojë pore të bllokuara
“Ne jemi të parët që lajmë fytyrat tona, por të fundit për t’u kujdesur për pastërtinë e telefonave tanë, të cilët shpesh vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë me fytyrën, por gjithashtu shumë gjëra të tjera duke përfshirë duart, xhepat, tavolinat dhe çantat tona”,– thotë Dr. Marisa Garshick, dermatologe në New York.
Si rezultat, telefonat mbledhin papastërti dhe mikrobe të tjera, të cilat, kur kthehen përsëri në fytyrë, mund të rezultojnë me poret e bllokuara.
Garshick tha se mënyra më e mirë për të shmangur këtë efekt është minimizimi i përdorimit të zgjatur të telefonit tuaj në të njëjtin vend. Për shembull, mund të përdorni kufje për të shmangur mbajtjen e telefonit tuaj në fytyrën. Gjithashtu duhet ta pastroni dhe dezinfekoni rregullisht atë.