Njerëz,
Rrini kapak me gjeneratat e reja 2003+ se janë n’gjendje t’rëndune. Ka raporte shqëtësuese për nivele t’larta depresioni.
Pa fat, po rriten n’sistem deformim vlerash ku po e ushqejnë vetëm trupin ( ushqim, pije, intimitet), por jo edhe shpirtin e mendjen ( libra, sport, meditim, etj).
Është gjeneratē që iu ka imponu komercializmi ekstrem ( tik tok), pastaj stres nga jeta falco (instagram), rreziqe në date fake (tinder), shmangie nga aktiviteti fizik (lojërat elektronike).
Nuk kanë interes me lexu letërsi, as me dashuru, as me kqyr futboll ( i cili sport sot s’ka emocion si kohën tonë para 20 vjete).
Paramendo njē 20 vjeçar, i mbyllur në dhomē, i zhytur nē Tik Tok e pornografi, me shoqëri virtuale, pa e pas asnjë ide për jetën.
Rrinju afër nëse keni familjarë. Janë n’rrezik t’madh.
Sefer Zogaj