RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidenca pas protestës së sotme: Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm

presidenca-pas-protestes-se-sotme:-integriteti-territorial-i-kosoves-eshte-i-pacenueshem

Shefi i zyrës së presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar ndaj protestës së sotme të serbëve në afërsi të kufirit të Jarinjës.
Me anë të një postimi në Twitter, Vela është shprehur se protestuesit kaluan nga “pa dorëzim” në “të tërhiqemi”.

E gjithë kjo sipas tij kjo tregon sa e organizuar ishte protesta e regjimit të Serbisë.

Vela thekson se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.

“Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë. Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, ka shkruar Vela.

Në anën serbe afër pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë sot është mbajtur një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.

Related posts

Macron shtyn vizitën në Gjermani për shkak të protestave të dhunshme në Francë

admin

Furnizimi i nxënësve me tekste shkollore, MASHTI pa vendim zyrtar

RTI

Përplasjet për masat, këshilltari i Kurtit kritikon Bashkimin Evropian: Ndoshta duhet hetuar

RTI