RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti bjellorus, Lukashenko: Ushtria nuk do të luftojë jashtë vendit

presidenti-bjellorus,-lukashenko:-ushtria-nuk-do-te-luftoje-jashte-vendit

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se do të luftojnë vetëm nëse sulmohet vendi i tyre dhe se ushtria nuk do të dalë jashtë vendit, transmeton Anadolu.

Lukashenko bëri një deklaratë për agjencinë bjelloruse të lajmeve, Belta. Ai tha se nuk do të dërgojnë ushtrinë bjelloruse për të luftuar përtej kufijve. “Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë urdhër për të dalë jashtë vendit. Do të luftojmë vetëm nëse na vijnë me qëllim të keq. Kaq”, tha Lukashenko.

Ministria e Jashtme e Ukrainës informoi se Bjellorusia ka mbledhur ushtarë dhe pajisje në kufi nën emrin e një stërvitjeje si dhe paralajmëroi se në rast të shkeljes së kufirit ajo do të shënjestrohet nga të gjitha njësitë dhe objektet ushtarake të ushtrisë.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë më 26 gusht tha se për shkak të stërvitjes i ka dërguar Rusisë njësi raketore dhe artilerie.

Related posts

Austriakët zgjedhin sot Parlamentin e ri/ Partia e së djathtës ekstreme synon fitoren historike

admin

Gjermania bën thirrje për zbatimin e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe grupeve palestineze

rezart morina

Drejtoresha e komunikimit të UNRWA-s e quan tërheqjen e fondeve ndëshkim kolektiv

rezart morina