RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti egjiptian bën thirrje për “arritjen e një armëpushimi gjithëpërfshirës” në Sudan

presidenti-egjiptian-ben-thirrje-per-“arritjen-e-nje-armepushimi-gjitheperfshires”-ne-sudan

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi bëri thirrje për arritjen e një armëpushimi gjithëpërfshirës në Sudan dhe që të “mos lejohet ndërhyrje e jashtme”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga presidenca egjiptiane transmetohet fjalimi që Sisi bëri me video-konferencë në Këshillin e Paqes dhe Sigurisë të Unionit Afrikan (AUPSC).

Në fjalën e tij në takimin e mbajtur për vlerësimin e krizës aktuale në Sudan, Sisi tha: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që për zgjidhjen e krizës në Sudan të veprohet në koordinim të ngushtë me vendet që preken më shumë nga kjo krizë dhe të cilat duan më shumë që kjo të përfundojë sa më parë”.

“Është e nevojshme të zhvillohen punime në fusha të ndryshme për zgjidhjen e krizës, përfshirë edhe Unionin Afrikan dhe Ligën Arabe”, njoftoi Sisi i cili ftoi palët për “një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm”.

“Egjipti respekton vullnetin e popullit të Sudanit në aspektin për të mos ndërhyrë në punët e brendshme dhe për të mos lejuar ndërhyrjen e huaj në krizën e tyre aktuale”, deklaroi Sisi.

– Përleshjet mes ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Sudan

Që nga fillimi i përleshjeve më 15 prill, më shumë se 860 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 5.400 të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë sudaneze të Shëndetësisë.

Mosmarrëveshjet e muajve të fundit u përshkallëzuan midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake rreth integrimit të RSF-së në forcat e armatosura, që është kusht kyç i marrëveshjes së tranzicionit të Sudanit me grupet politike.

Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga tetori i vitit 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, që u cilësua nga forcat politike si një “grusht shteti”.

Periudha kalimtare e Sudanit, e cila filloi në gusht 2019 pas rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir, ishte planifikuar të përfundonte me zgjedhjet në fillim të vitit 2024.

OKB-ja thekson se brenda vendit janë zhvendosur mbi 1 milion njerëz dhe se për shkak të përleshjeve 300 mijë njerëz janë larguar në vendet përreth.

Related posts

Zeqiri e Peci në takim me Hovenierin dhe ambasadorët e QUINT-it

admin

Avionë me ndihma dhe ekipe shpëtimi nga Türkiye nisen për në Libi

rezart morina

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Rajoni ka nevojë për këtë nismë

admin