RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan namazin e Fitër Bajramit e fali në Xhaminë Ajasofja

presidenti-erdogan-namazin-e-fiter-bajramit-e-fali-ne-xhamine-ajasofja

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka falur namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi), raporton Anadolu.

Atë në namaz e kanë shoqëruar kryeparlamentari Mustafa Şentop, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, kreu i Komunikimeve pranë presidencës Fahrettin Altun, Guvernatori i Istanbulit Ali Yerlikaya si dhe zyrtarë të tjerë.

Pas namazit të Fitër Bajramit, Erdoğan në Xhaminë Ajasofja shkëmbeu urime me qytetarët me rastin e Bajramit.

Në deklaratën për gazetarët pas namazit, presidenti turk vlerësoi vënien në funksion të gazit natyror të vendit të tij të Detit të Zi, duke rikujtuar se fillimisht qytetarët për 1 muaj do ta kenë pa pagesë tërësisht konsumin e gazit, ndërsa do ta kenë pa pagesë për 1 vit gazin natyror të përdorur për kuzhinat dhe konsumin e ujit të ngrohtë.

Ai shtoi se do të vazhdojnë punimet e sondazhit për të rritur këtë rezervë.

Duke iu përgjigjur edhe pyetjes së një gazetari lidhur me automjetin e parë vendas Togg, presidenti Erdoğan shprehu shpresën që ata që do ta zgjedhin Togg-un në Turqi do të jenë të kënaqur.

Në fund, Erdoğan shkëmbeu urime edhe me gazetarët dhe u fotografua me ta.

 

Related posts

Kundër politikës bujqësore të BE dhe importeve pa taksa nga Ukraina, fermerët polakë bllokojnë sërish kufirin me Gjermaninë

admin

“World Central Kitchen” pezullon aktivitetet në Rafah për shkak të sulmeve izraelite

rezart morina

Kurti optimist se brenda pak muajve arrihet ujdia me Serbinë

admin