RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan niset për vizitë në Irak

presidenti-erdogan-niset-per-vizite-ne-irak

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u nis drejt Irakut për të zhvilluar vizitë zyrtare, raporton Anadolu.

Erdoğan u nis nga aeroporti Atatürk dhe u përcoll në aeroport nga prefekti i Stambollit, Davut Gül dhe zyrtarë të tjerë.

Në vizitën e tij në Irak, presidentin Erdoğan e shoqërojnë ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Ibrahim Yumaklı, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, kreu i Komunikimeve të Presidencës turke, Fahrettin Altun dhe kryekëshilltari i Presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.

Në kuadrin e vizitës së tij njëditore, presidenti Erdoğan do të takohet në Bagdad me presidentin Abdul Latif Rashid dhe kryeministrin Mohammed Shia Al Sudani. Erdoğan dhe Sudani do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media, ndërsa do të nënshkruhen marrëveshje mes dy vendeve.

Në kuadër të takimeve, Erdoğan më pas do të zhvillojë vizitë në Erbil.

Related posts

Berisha merr zyrtarisht vulën e PD-së, reagon Ambasada e SHBA-së në Tiranë

RTI

Osmani takoi presidenten e Singaporit Yacob, flasin për intensifikimin e marrëdhënieve me këtë shtet të Azisë

admin

Rritet presioni politik ndaj kryeministrit britanik pasi 3 ministra të tjerë japin dorëheqje

admin