Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan u prit nga homologu iranian në Pallatin Sadabad në Teheran.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, Ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave Nureddin Nebati, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Dönmez, ministri i Rinisë dhe Sporteve Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ministri i Tregtisë Mehmet Muş, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve pranë presidencës Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.
Pas ceremonisë, dy liderët kaluan në takimin kokë më kokë.
Më vonë, Erdogan dhe Raisi do të takojnë edhe presidentin rus Vladimir Putin në kuadër të takimit të shtatë trepalësh të formatit të Astanës, kushtuar paqes në Siri.