Presidenti Recep Tayyip Erdoğan shpalosi kabinetin e ri të Turqisë, raporton Anadolu.
Presidenti turk zbuloi anëtarët e ri të kabinetit pasi më herët u betua në Asamblenë e Madhe Kombëtare (TBMM) dhe pas ceremonisë së inaugurimit në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Anëtarët e kabinetit të ri janë si në vijim:
Ministër i Drejtësisë: Yılmaz Tunç
Ministre e Familjes dhe Shërbimeve Sociale: Mahinur Özdemir Göktaş
Ministër i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Vedat Işıkhan
Ministër i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike: Mehmet Özhaseki
Ministër i Jashtëm: Hakan Fidan
Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Alparslan Bayraktar
Ministër i Rinisë dhe Sporteve: Osman Aşkın Bak
Ministër i Thesarit dhe Financave: Mehmet Şimşek
Ministër i Brendshëm: Ali Yerlikaya
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Nuri Ersoy
Ministër i Arsimit Kombëtar: Yusuf Tekin
Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Yaşar Güler
Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca
Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mehmet Fatih Kacır
Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Ibrahim Yumaklı
Ministër i Tregtisë: Ömer Bolat
Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Abdulkadir Uraloğlu
Erdoğan njoftoi gjithashtu se Cevdet Yılmaz do të jetë nënpresident.
Turqia më 28 maj mbajti raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj.
Erdoğan fitoi garën me 52,18 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind, sipas rezultateve zyrtare.
Po ashtu, në zgjedhjet parlamentare të 14 majit, që u mbajtën së bashku me ato presidenciale, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoğanit siguroi 268 vende në parlament.
Përveç AK Partisë, nga partnerët e saj të Aleancës Popullore, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) fitoi 50 vende dhe Partia e Mirëqenies së Re (YRP) pesë, duke siguruar një shumicë të kombinuar prej 323 vendesh nga 600 gjithsej në parlament.
Me 169 deputetë, Partia Republikane Popullore (CHP), së bashku me partnerin e saj të koalicionit, Partinë IYI, morën gjithsej 212 vende në parlament, duke përfaqësuar opozitën kryesore Aleancën Kombëtare.
65 vendet e mbetura të parlamentit u fituan nga Aleanca e Punës dhe Lirisë, e përbërë nga Partia e Majtë e Gjelbër me 61 vende dhe Partia e Punës e Turqisë (TIP) me katër.
Cumhurbaşkanımız Erdoğan kabinesini açıklıyor https://t.co/7qq9e3hSWd
— T.C. Cumhurbaşkanlığı (@tcbestepe) June 3, 2023