Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ku po zhvillon vizitë zyrtare në kuadër të takimit të pestë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi, raporton Anadolu.
Takimi në godinën e Kryeministrisë në Athinë ishte i mbyllur për media.
Presidenti Erdoğan gjatë takimit shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe kryekëshilltari i Presidentit, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.