RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan zhvilloi takime intensive diplomatike në Samitin e Liderëve të G20

presidenti-erdogan-zhvilloi-takime-intensive-diplomatike-ne-samitin-e-lidereve-te-g20

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi takime intensive diplomatike në ishullin Bali të Indonezisë ku u mbajt Samiti i Liderëve të G20, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i parë i presidentit Erdoğan në Bali ishte me Joko Widodo, presidentin e Indonezisë, vendi i cili organizoi samitin.

Në Apurva Kempinski ku u mbajt samiti, Erdoğan u takua me Widodo-n dhe bisedoi me liderët para seancës së parë të Samitit të Liderëve të G20.

Erdoğan zhvilloi bisedime të ndara me presidentin e Kinës, Xi Jinping, kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohammed bin Zayed Al-Nahyan.

Presidenti turk u takua për herë të parë me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

U takua me presidentin e SHBA-së, Biden

Në kuadër të samitit, presidenti Erdoğan zhvilloi takim dypalësh me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve, kryesisht çështjet e tregtisë dhe sigurisë si dhe zhvillimet rajonale.

Presidenti amerikan Biden falënderoi presidentin Erdoğan për përpjekjet e tij për zgjidhjen e problemit në korridorin e drithit mes Rusisë dhe Ukrainës që siguroi rifillimin e dërgesave.

Biden tha se administrata e tij do të vazhdojë mbështetjen për procesin e F-16 mes Turqisë dhe SHBA-së ndërsa tha se Turqia është një aktore e rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Takim me presidentin e francez Macron

Në kuadër të samitit, Erdoğan u takua edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në takimin ku u diskutuan çështjet rajonale dhe marrëdhëniet Turqi-Francë, Erdoğan tha se zhvillimi i marrëdhënieve të tregtisë si dhe në sektorin e mbrojtjes dhe energjisë është interes i përbashkët i të dy vendeve.

Duke rikujtuar se korridori i drithit filloi të funksionojë sërish pas përpjekjeve intensive, presidenti Erdoğan tha se edhe Bashkimi Evropian duhet të bëjë pjesën e tij për vazhdimin e marrëveshjes.

Takimet e tjera

Presidenti Erdoğan zhvilloi takime dypalëshe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministren italiane Meloni dhe me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Në bisedimet e zhvilluara me dyer të mbyllura për median u diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet rajonale.

Erdoğan mori pjesë në Samitin e Liderëve MIKTA

Me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan në Bali u mbajt gjithashtu edhe “Samiti i Liderëve MIKTA”.

Në samit morën pjesë edhe liderë të Meksikës, Indonezisë, Koresë së Jugut dhe Australisë.

Në deklaratën e përbashkët pas samitit u tha se MIKTA “do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në arenën globale dhe të kontribuojë në përpjekjet për të formuar konsensus në çështjet që ndikojnë tek të gjithë”.

Related posts

​DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

rezart morina

SHBA dhe Izraeli në gjendje alarmi, presin goditje nga regjimi iranian! Ja kush janë objektivat

admin

Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim i qartë

RTI