Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II njoftuan se kanë “shqetësim të thellë” nga rritja e tensionit në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate nga pallati Elysee, bëhet e ditur se Macron zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin jordanez, Abdullah II.
Në bisedë Macron dhe Abdullah II theksuan se “kanë shqetësim të thellë nga rritja e tensionit në Lindjen e Mesme dhe nevojën për parandalimin me çdo kusht të një përshkallëzimi ushtarak rajonal”.
Në deklaratë theksohet se Macron “ka përsëritur angazhimin e Francës për të kontribuar në uljen e tensioneve në planin diplomatik, veçanërisht në Vijën Blu (që përfaqëson kufirin Liban-Izrael)”.
Situata rajonale e ka bërë të domosdoshëm përfundimin e luftës në Gaza, thuhet në deklaratën ku theksohet se Franca me partnerët e saj rajonalë dhe ndërkombëtarë përfshirë edhe Jordaninë po përpiqet për “vizionin e përbashkët të paqes të bazuar në zgjidhjen me dy shtete”.