Presidenti iranian Massoud Pezeshkian ka mbrojtur sulmin e Iranit sonte dhe ka paralajmëruar Izraelin në një postim në X.
Pezeshkian thotë se, bazuar në “të drejtat legjitime” të Iranit me qëllim “paqeje dhe sigurie për Iranin dhe rajonin”, Izraelit iu dha një përgjigje “vendimtare” “në mbrojtje të interesave dhe qytetarëve iranianë”.
Duke iu drejtuar Netanyahut, ai thotë se kryeministri izraelit duhet të dijë se “Irani nuk është një nxitës i luftës, por do të qëndrojë me vendosmëri kundër çdo kërcënimi”.
Ai paralajmëron Izraelin se sulmi ishte vetëm një “vështrim” i aftësive të Iranit dhe jo për tu “angazhuar në konflikt” më tej.