RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Iranit thotë se Teherani ka “të drejtën t’i përgjigjet” su’lmeve

presidenti-i-iranit-thote-se-teherani-ka-“te-drejten-t’i-pergjigjet”-su’lmeve

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka thënë se vendi i tij ka “të drejtën t’i përgjigjet” çdo agresioni pas një telefonate me kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili po kërkonte de-përshkallëzimin mes tensioneve në rritje me Izraelin.

Sipas një deklarate të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA pas thirrjes, Pezeshkian tha: “Ndërsa thekson zgjidhjet diplomatike për çështjet, Irani nuk do t’i dorëzohet kurrë presionit, sanksioneve dhe bullizmit dhe konsideron se ka të drejtë t’u përgjigjet agresorëve në përputhje me norma ndërkombëtare”.

Irani dhe grupi libanez Hezbollah pritet të hakmerren për vrasjet izraelite të Ismail Haniyeh të Hamasit, i cili u vra në Teheran muajin e kaluar dhe komandantit të Hezbollahut, Fuad Shukr, i cili u vra në Bejrut.

Related posts

Kurti: Po përgatitemi që ta akuzojmë Serbinë për krime lufte

RTI

“Izraeli kërkon të shkatërrojë Autoritetin Palestinez”

admin

Pas vendimit të serbëve, reagon edhe DASH: Të zhgënjyer me thirrjet për bojkot të regjistrimit të popullsisë

admin