Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel zhvilloi bisedime telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, İlham Aliyev dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga KE thuhet se Michel i cili u takuan së fundmi me Aliyev dhe Pashinyan më 16-17 shkurt, ka sjellë në rend dite çështje të ndryshme në kuadër të procesit të Brukselit ku tre liderët janë takuar më 14 dhjetor 2021 dhe për të katërtën herë në takimin trepalësh më 31 gusht 2022.
Michel ka përsëritur dëshirën e fuqishme të BE-së për normalizim dhe paqe të përhershme mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Ai ka potencuar shqetësimet e tij lidhur me situatën në Korridorin Lachin, tensionet e papritura, humbjet e fundit të jetëve dhe retorikat negative.
Ai u bëri thirrje dy liderëve të gjejnë zgjidhje dhe të distancohen nga veprimet që do të përshkallëzojnë tensionet.
Në deklaratën e tij në median sociale lidhur me bisedat telefonike, Michel njoftoi se kanë diskutuar për situatën e fundit në terren dhe se të dy palëve u ka përcjellë se BE-ja është e gatshme të japë mbështetje në përparimin e procesit të normalizimit mes dy vendeve.