RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian: Sulmi frikacak i Izraelit nuk do të mbetet pa përgjigje

presidenti-iranian:-sulmi-frikacak-i-izraelit-nuk-do-te-mbetet-pa-pergjigje

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se sulmi i kryer nga Izraeli ndaj ndërtesës së konsullatës së vendit të tij në Damask “nuk do të mbetet pa përgjigje”, transmeton Anadolu.

Raisi publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me sulmin ajror ndaj ndërtesës së konsullatës së Iranit në Damask.

Sulmin që Izraeli kreu ndaj konsullatës së Iranit Raisi e cilësoi si krim terrorist dhe shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. “Pas humbjeve dhe disfatave që mori përballë besimit dhe vullnetit të luftëtarëve të frontit të rezistencës, regjimi sionist filloi të vendosë në axhendën e tij atentate të verbra në luftën për të shpëtuar veten”, thuhet në deklaratë.

Presidenti iranian tha se qeveria e Tel Avivit nuk do të mund të arrijë qëllimet e tij me akte të tilla. “Ne jemi dëshmitarë se fronti i rezistencës forcohet çdo ditë e më shumë dhe të urrejtjes dhe neverisë që ndjejnë kombet e lira ndaj natyrës së paligjshme të tyre”, tha Raisi.

Ushtria e Gardës Revolucionare në një deklaratë dje njoftoi se në sulmin me raketa të kryer nga Izraeli në ndërtesën e konsullatës iraniane në Damask humbën jetën 7 zyrtarë, përfshirë gjeneral brigade Mohammad Reza Zahedi dhe gjeneral brigade Mohammad Hadi Haji Rahimi.

Izraeli i cili në muajt e fundit ka kryer shumë herë sulme ajrore ndaj objektivave të Iranit në Siri, nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin.

Related posts

185 shkelje iz’raelite në shtator kundër gazetarëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

RTI

Koci: Janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë në sulmin e Banjskës

RTI

Biden: SHBA do të dërgojë ndihma në Gaza

rezart morina