Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka deklaruar se përpjekjet e normalizimit të Tel Avivit me Arabinë Saudite do të ishin “përfitim kundër Hamasit”, transmeton Anadolu.
Herzog në Konferencën e Sigurisë në Mynih tha se një nga objektivat e sulmit nga grupi i rezistencës palestineze më 7 tetor ishte ndërprerja e “bisedimeve të normalizimit” midis Tel Avivit dhe Riadit.
“Prandaj, vazhdimi me Arabinë Saudite do të ishte përfitim i qartë kundër asaj që ka bërë Hamasi”, tha Herzog.
Ai njoftoi se të premten ka pasur një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Sani dhe tha se Al Sani tha se “po bënte përpjekje të konsiderueshme për kthimin e pengjeve”.
Ai theksoi se Tel Avivi nuk e din se ku janë pengjet izraelite apo kushtet e tyre dhe kërkoi një zgjidhje të shpejtë për të siguruar kthimin e tyre të sigurt në shtëpi.
Televizioni izraelit ‘Channel 13’ raportoi se një delegacion zyrtarësh izraelitë do të udhëtojnë në Kajro javën e ardhshme për të nënshkruar një marrëveshje të re të shkëmbimit të të burgosurve.
Një delegacion që përfshinte shefat e agjencive izraelite Mossad dhe Shin Bet mori pjesë në takimet në Kajro më 13 shkurt me përfaqësues nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti.
‘New York Times’ raportoi se zyrtarët e nivelit më të ulët do të vazhdonin bisedimet indirekte në Kajro edhe për tre ditë të tjera pasi diskutimet fillestare dështuan për të arritur një marrëveshje.