Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë më 11 shtator.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai do të takohet me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.
Avital Leibovich, kryetarja e Komitetit Hebreo Amerikan, tha se kjo vizitë përçon një mesazh të qartë për marrëdhëniet e forta mes dy vendeve dhe për potencialin e madh ekonomik, turistik dhe në fushën e IT.
Ajo theksoi rëndësinë e vizitës në një kohë të vështirë për Izraelin dhe falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen e saj.