RTV AHIRETI
Lajme

Prindërit e Marigona Osmanit largohen nga Kosova për shkaqe sigurie

prinderit-e-marigona-osmanit-largohen-nga-kosova-per-shkaqe-sigurie

Valdete dhe Muhabi Osmani prindërit e të ndjerës, Marigona Osmani janë duke qëndruar jashtë Kosovës për shkaqe sigurie. Pas nisjes së rigjykimit ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, me 24 maj, prindërit e Marigonës po ndihen të rrezikuar në Kosovë. Për këtë arsye ata janë zhvendosur përkohësisht jashtë shtetit deri të përfundon procesi gjyqsor.

Të premten e 24 majit në Gjykatën Themelore në Ferizaj është mbajtur seanca e rigjykimit ku të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Në këtë seancë, Avokati i Dardan Krivaqës, Skender Musa ka kërkuar të bëhet zbatimi psikiatrik i të akuzuarit Krivaqa dhe atë; para kryerjes së veprës penale, duke përfshirë periudhën qysh nga klasa e 5-të fillore, kohën e qëndrimit të tij në paraburgim, në Qendrën e Paraburgimit për të Mitur dhe kohën e kaluar në Burgun e Dubravës.

Kërkesa e tij ende nuk është miratuar nga trupi gjykues.

Avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi tha për Insajderin se e sheh si të panevojshme pasi ndaj të akuzuarit janë kryer ekzaminimet psikiatrike e psikologjike më herët.

“Është krejtësisht e panevojshme, aty është bërë një ekspertizë, është bërë ekspertizë psikiatrike e psikologjike e të gjitha. 21 ditë i pandehuri ka qendru në Institutin e Faranikes dhe Psikiatrisë. I janë kryer të gjitha analizat. Këto janë tendenca për me zvarrit procedurën dhe ka për qëllim kinse atë (Krivaqen) mos me e qitë mirë a realisht çdo tendencë e tillë është për me ju shmang burgimit të përjetshëm”, tha ai.

Sipas avokatit Rexhepi, kërkesa e mbrojtjes është tendencë për t’iu shmang burgimit të përjetshëm.

“Personi 133 herë është ballafaqu me drejtësinë dhe çdo herë ka dal mirë në aspektin psikiatrik e qetash s’koka mirë. Kjo është një tendencë e mbrojtjes dhe të akuzuar vetëm për t’ju shmangur burgimit të përjetshëm”, deklaroi ai .

Tutje, avokati konfirmoi po ashtu se edhe prindërit e Marigonës ndodhen jashtë shtetit për shkaqe sigurie.

Ai, thotë se pasi rasti është kryer në rigjykim, prindërit po ndihen shumë të pasigurtë.

“Rasti që është kryer në rigjykim, prindërit janë duke e ni vetën shumë të pasigurtë me ardh këtu në Kosovë. Po ndihen të pasigurrë për shkak se kanë dyshimet e veta me u kthy. Ata kanë pas kanosje edhe pas kryerjes së aktit që e kanë pas dhe kanë dyshime” tha tutje ai.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

The post Prindërit e Marigona Osmanit largohen nga Kosova për shkaqe sigurie first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Në vend të parave në dorë, azilkërkuesit në Gjermani tashmë i marrin ndihmat në kartë pagese. Si funksionon, kufizohet dhënia e parave kesh

admin

BE pas rrëmbimit të policëve: Jemi duke verifikuar ngjarjet në vijën kufitare Kosovë-Serbi

admin

Akuza për abuzim me tenderin e komunës, Prokuroria nis hetimet për kryetarin e Prishtinës

admin