RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pritje për të dalë nga Kosova në Merdar, te Dheu i Bardhë e në Jarinjë

pritje-per-te-dale-nga-kosova-ne-merdar,-te-dheu-i-bardhe-e-ne-jarinje

Deri në dy orë e gjysmë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdar dhe në atë Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar rreth orës 8:00 të enjten, kolonat e automjeteve që presin për të dalë nga Kosova në këto pika janë deri në 1500 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Jarinjë. Sipas të dhënave pritjet për të dalë nga Kosova në atë pikë janë duke zgjatur 50 minuta, ndërkohë që kolona është 70 metra.

Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 minuta ndërsa në Mutivodë 20.

Related posts

“Joe Biden udhëton fshehtas në…”- Televizoni rus nis xhirimet për serialin komedi të presidentit të SHBA

admin

Sveçla: Veriu është sulmuar 114 herë që nga viti 2021

admin6

Udhërrëfyesi i propozuar i Kurtit për zbatimin e Marrëveshjes

admin