Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë në Kosovë në pikëkalimet kufitare janë shumë më të shkurta se sa mbrëmjen e kaluar.
Në pikëkalimin në Merdarë, pritjet janë 30 minuta, derisa mbrëmë pritjet në këtë pikë kufitare, sipas kësaj qendre, kanë shkuar deri në tri orë.
Kolona të gjata gjatë ditës se djeshme ka pasur edhe në pikat tjera kufitare, kurse sot kolonë më të gjatë ka në pikën kufitare në Jarinje, ku pritjet shkojnë deri në një orë.
Derisa bëhet e ditur se pritjet në pikat tjera kufitare shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.
Ditëve të fundit janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në pikëkalimet kufitare për shkak se shumë bashkatdhetarë kanë marrë rrugën për Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit.