RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme i bën bashkë pushtetin e opozitën

projektligji-per-zgjedhjet-e-pergjithshme-i-ben-bashke-pushtetin-e-opoziten

Projektligji për zgjedhjet e përgjithshme i bën bashkë pushtetin e opozitën
Projektligji për zgjedhjet e Përgjithshme i ka bërë bashkë pushtetin e opozitën në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mbështetur ia kanë dhënë dritën e gjelbër këtij projektligji në leximin e parë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se si kryeministër i vendit dhe kryetar i LVV-së ka shprehur përfundimin me sukses të kësaj reforme zgjedhore.

“Falënderoj komisionin dhe miqtë ndërkombëtar për kontributin e tyre profesional. Falënderoj OSBE-në dhe shoqërinë civile për qëndrimin kritik. Dua të falënderoj edhe KQZ-në për ndihmën e jashtëzakonshme me analiza e studime profesionale. Përpjekjet për reformë zgjedhore patën filluar menjëherë pas zgjedhjeve të 2010-s që patën përfunduar me parregullsi të shumta që u patën kategorizuar nga ndërkombëtarët si zgjedhje me vjedhje industriale të votave. Pas secilit proces zgjedhor ka pasur raporte që kanë shpërfaqur probleme e mangësi nga misione të bashkimit evropian. Raporti i BE-së më 2022 adresoi 23 rekomandime që përfshinin domosdoshmërinë e ndryshimeve ligjore”, ka thënë ai.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj e mbështet projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

“Duke marrë parasysh që komisioni ka marrë parasysh të adresojë të gjitha rekomandimet e BE-së ne si komision i kemi arritur të kemi konsensus të plotë. Grupi Parlamentar i LDK-së e mbështet projektligjin”, ka thënë ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se për këtë projektligj janë bërë bashkë të gjitha partitë politike.

Ai ka shtuar se një mësim që është marrë nga ky proces është që kur partitë politike vendosin të bëhen bashkë për një qëllim fisnik, ato i tejkalojnë interesat e veta dhe i japin Kosovës dhe sistemit demokratik një ligj që e ka konsensusin e plotë.

“Heshtja zgjedhore gjithmonë është keqpërdorur ndërsa tani vlen vetëm prej hapjes së kutive të votimit. Pika tjetër e rëndësishme është për diasporën, votimin mund ta bëjnë në kuti postare në Kosovë, në diasporë dhe në misione diplomatike. Një padrejtësi e madhe gjatë këtij procesi lidhet me ankesën, më herë ankesa ka qenë 24 orë sot i bie që ka kohë 48 orë. Kjo nuk është reformë e thellë por kjo reformë i ka përfillur 95 për qind rekomandimet e BE-së, SHBA-së dhe OJQ-ve”, ka thënë ai.

Por kundër ka qenë deputeti Haki Abazi. Ai ka thënë se Kosova ka numër të vogël të ambasadave e konsullatave.

Ai ka thënë se tentimi për ta paraqitur ambasadën si vend që u lehtësohet jeta, është manipulim.

“Të lidhem pak me fjalimin e kryeministrit që e pati 80 për qind për diasporën. Ne e dimë sa kemi ambasada e konsullata jashtë. Është keq me u mundu me manipulu me idenë që ua kemi lehtësuar jetën bashkatdhetarëve. Ne kemi numër të vogël të ambasadave e konsullatave. Dikush në Australi ose në shtete të tjera të mëdha nuk e ka më lehtë të shkojë në konsullatë të votojë. Tentimi për ta paraqitur ambasadën si vend që u lehtësohet jeta është manipulim. Prapë po e përdorim sistemin zgjedhor për t’i joshur njerëzit të vinë të votojnë por kur përfundojnë zgjedhjet harrojmë kush është diaspora.

Ai ka thënë se Projektligji i zgjedhjeve në përmbajtje është bërë sa për të thënë që ka pasur konsensus partiak por, sipas tij, asesi për ta adresuar kualitetin e demokracisë.

Related posts

Arabia Saudite do të japë 10 milionë dollarë për projektet e zhvillimit në Liban

rezart morina

Ligji për Pagat pritet të nënshkruhet nga presidentja Osmani, këto janë disa nga koeficientet

admin

Nuk kalon rezoluta e LDK-së për ngritjen e çmimeve

admin